• Lajme kombëtare

Kultivimi i ullirit/ Fermerët: Menaxhimi i mirë i tregut, ndihmesë për ne

Ledja Fili 10 Shkurt 2023

Fermerët e Nepravishtës kanë zgjedhur që të mbjellin variete të ndryshme të ullirit, kjo për vetë faktin e përshtatjes klimaterike të këtij fidani, pasi është mjaft delikat nga faktor të ndryshëm si era, lagështira, lloji i tokës etj. Ata thanë se pavarsisht se ky vit ishte i mbarë në prodhim, mungon fuqia punëtore ,ndërsa i bëjnë thirrje shtetit që të rrisi mbështetjen me politikat e bujqësisë. Fatmir Sinani u shpreh se ka 10 vite që kultivon ullirin dhe se që nga viti i dytë i mbjelljes së ketij fidani pa rezultate të kënaqshme.Lazer Sinani thotë se ka mbjellë së fundi rreth 40 rrënjë, por që mendon t’i shtojë me kalimin e viteve. Kultivimi i ullirit  është kthyer në një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Prodhimi i vajit të ullirit ka arritur në shifra të kënaqshme për 2022, por që ky sektor do një mbështetje dhe menaxhim të mirë nga instancat përkatëse  si për grumbullimin dhe për tregun e shitjes shprehen fermerët.