Lazarati ka çelur sezonin e parë të turizmit me një panair nga vet banorët e fshatit,duke hapur dyert e mikëpritjes për të gjithë vizitorët.Ky fshat ka hedhur hapat e parë për këtë vit,duke nisur me hapjen e bujtinave apo gest hoëse-ve ,duke synuar edhe rikthimin e të rinjve për tu ofruar kulinari,kulturë e traditë turistëve.
Ndërkohë që banorët po shpalosin të gjitha resurset që ofron Lazarati.Të shumta janë gratë duararta të kësaj zone,të cilat u shprehën se ndihen mirë që po u jepet mundësia të promovojnë mikpritjen dhe produktet tradicionale te turistë vendas e të huaj.
Në këtë fshat banorët nuk ofrojnë vetëm kulinari por edhe punime artizanale ,e cila është një traditë e hershme e familjve lazaratese që po vijon të ruhet ende në ditët e sotme.
Lazarati kohët e fundit po kthehet në një prej zonave të preferuara nga turistët vendas e të huaj ,të cilët dëshirojnë të njihen më nga afër me traditën që ofron ky fshat.