“Media si profesion dhe liria e shtypit” ka qenë aktiviteti i organizuar nga Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje pranë Kryeministrisë në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë, Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni në UGJ.
Maturantë të shkollave të mesme të zonës së Dropullit Shmb Bularat-Zyrtare ishin pjesë e diskutimit mbi lirinë e shtypit e median si profesion i të ardhmes së tyre me gazetarët Panajot Barka dhe Brikena Metaj.
Të rinjtë kanë biseduar dhe me pedagogë të UGJ të cilët kanë bërë një prezantim të ofertës akademike; programet e UGJ; mundësitë e përzgjedhjes; avantazhet; ndërkombëtarizimi i UGJ dhe programet Erasmus.
Më pas të rinjtë kanë bërë një tur vizitash në kampus duke parë nga afër disa prej laboratorëve klasat digjitale, bibliotekën, salla studimi.