• Lajme nga bota

Turqi, ndalohen shtatë persona që dyshohen si spiunë të Mosadit

Gjirokastra 05 Mars 2024

Shtatë persona, mes të cilëve një hetues privat, janë ndaluar nga policia turke pasi dyshohet se i kanë shitur informacione organizatës izraelite të spiunazhit Mosad. Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu hetuesi privat dikur ka punuar në sektorin publik. Ai akuzohet se ka instaluar pajisje mintorimi dhe ka mbledhur informacione në lidhje me persona në lindjen e mesme dhe biznese në Turqi. 

Raportohet se ky person është paguar me kriptomonedha të cilat nuk figurojnë në regjstrat zyrtare dhe është trajnuar nga Mosadi në Beograd të Serbisë. Arrestimet ndërkohë janë pjesë e një operacioni të ndërmarrë nga policia antiterrorizëm e Stambollit dhe agjencia kombëtare e intelilgjencës.  

Ndërkaq, në muajin janar një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e 15 personave dhe deportimin e tetë të tjerë bazuar mbi dyshimin se kishin lidhje me Mosadin dhe kishin shënjestruar palestinezët që jetonin në Turqi. Në shkurt, u ndaluan shtatë persona të tjerë që dyshoheshin se i kishin shitur informacione Mosadit. 

Udhëheqësit e Turqisë dhe ata të Izraelit kanë lëshuar kërcënime publike ndaj njëri-tjetri që nga nisja e luftës së Izraelit me Hamas në tetor të vitit të shkuar. Turqia ka paralajmëruar Tel Avivin për pasoja të rënda nëse përpiqet të gjurmojë dhe shënjestrojë anëtarët e Hamasit që jetojnë jashtë territoreve palestineze, përfshi Turqinë. 


Gazetare Elda Pepa