Ekuipazhi i Space X i përbërë prej tre astronautësh amerikanë dhe një kozmonaut rus është ankoruar me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Misioni Creë-8 do të jetë në hapësirë për gjashtë muaj.
Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë.
Ata planifikojnë të bëjnë eksperimente të ndryshme në stacionin hapësinor dhe njëri do të përfshijë rritjen e kopjeve artificiale të organeve njerëzore në mjedisin me gravitet të ulët, gjë që nuk është e mundur në Tokë.
Ekuipazhi u largua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të hënën dhe anija kozmike Endevour është ankoruar këtë të martë (5 mars) dhe të ardhurit të mirëpriten nga ISS aktuale.