• Turizëm dhe Kulturë

Turizmi në Gjirokastër/ Bizneset akomoduese pritshmëri për vizitorë në muajt e ardhshëm

Ledja Fili 28 Mars 2023

Në një nga hotelet turistike të qytetit tonë mësojmë se numri i turistëve të huaj apo vendas ka qenë në ritme të njëjta thuajse me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Ai shton se në kohën kur kufijtë ishin të mbyllur nga pandemia,më së shumti vizitorët vendas ishin frekuentuesit kryesore të turizmit tradicional këtu në qytetin e gurtë të Gjirokastrës,dhe në këtë periudhë po vizitorët vendas përbëjnë numrin më të madh.
Sipas operatorëve turistik numri i turistëve të huaj nis dhe rritet me ardhjen e pranverës ku moti dhe natyra joshin më shumë vizitorë e kureshtarë për të parë e riparë Gjirokastrën me larminë e vlerave kultutore,historike e tradicionale, pa harruar gatimet e traditës dhe menunë e pasur të restoranteve dhe bujtinave gjirokastrite,dhe si formë e turizmit familjar.
Ndërkohë dhe organet e pushtetit vendor dhe strukturat përgjegjëse që kanë për detyrë të garantojnë një sezon turistik të qetë e relaksues për turistët, kanë nisur nga puna për hartimin dhe zbatimin e planeve konkrete,që sezoni turistik të jetë sa më i mbarë.