• Memaliaj

Virozat në qendren shëndetësore të Memaliajt,35 vizita në ditë

Gjirokastra 02 Tetor 2023

Pranë qendrës shëndetësore të Memaliajt vijon situata e vizitave si shkak i rasteve të virozave që paraqiten pranë kësaj instance.Sipas mjekut të kësaj qendre Sefer Shehu në fjalën e tij të dhënë për mikrofonin e televizionit tonë citoi se mes rasteve të paraqitura janë konstatuar krahas virozave stinore me simptoma si temperaturë,diarre,brokopneumoni dhe raste me covid 19 pa patur simptoma të rënda për jetën.Ndërkaq Shehu ka pohuar se fluksi ditor i vizitave pranë qendrës shëndetësore “Katerina Ivashku” në Memaliaj varion nga 30 deri në 35 të tilla.