Dy ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden autorizoi Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës goditën për herë të parë territorin rus me raketa balistike Atacms, të prodhuara nga SHBA.
Kjo është raportuar nga media “RBC Ukraine”, duke cituar një burim nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Në të vërtetë, Atacms u përdor për herë të parë për të goditur territorin e Federatës Ruse. Sulmi u krye në një objekt në rajonin Bryansk dhe u shkatërrua me sukses”, tha një burim i mbrojtjes për median ukrainase RBC Ukraine.
Karaçev ndodhet rreth 130 kilometra nga kufiri ukrainas.
Vendimi që lejon Kievin të përdorë Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë, ose ATACM, për sulme më tej brenda Rusisë, vjen pasi Presidenti Vladimir Putin pozicionoi trupat e Koresë së Veriut përgjatë kufirit verior të Ukrainës në përpjekje për të rimarrë qindra milje të territorit të kapur nga forcat ukrainase.
Pas vendimit të presidentit amerikan, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që lejon një sulm bërthamor në përgjigje të një sulmi me raketa me rreze të gjatë.