• Gjirokastër

Turizmi nxit çeljen e bizneseve/ Gjirokastër, kryesojnë shërbimet dhe akomodimet

Gjirokastra 12 Qershor 2024

Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër po nxit çeljen e bizneseve të reja kryesisht në sektorin e shërbimit dhe akomodimit për vizitorët vendas dhe huaj ne zonën historike dhe jo vetem. Banorët po investojnë në këtë sektor si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve për turistët. Një prej tyre është edhe administratori Melo Prifti ,ai shprehet se duke parë zhvillimin e turizmit vendosi që të çeli një subjekt duke përdorur investime bashkëkohore por gjithashtu të ndërthurura me traditën në mënyrë që turistët të ndihen sa më komod në qytetin e Gjirokastrës. Tashmë turizmi është kthyer në promotorin e ekonomisë lokale në Gjirokastër, ndërsa po ndikon edhe në çeljen e vendeve të reja të punës.