• Sarande

Turizmi në Borsh,destinacion i preferuar për pushuesit

Gjirokastra 28 Gusht 2023

Vija më e gjatë bregdetare në detin Jon, prej më shumë se 7 km gjendet në fshatin e Borshit. Deti dhe mali pranë, duke sikur krijojnë formulën e duhur për të joshur turistët që të zgjedhin këtë vend për të pushuar.
Bukuritë natyrore ku mund të veçohet ujëvara e fshatit,një ndër asetet më të preferuara të zonës,deti i pastër dhe qetësia janë arsyet kryesore përse vizitorët e shumtë që vijnë tërhiqen pas kësaj zone piktoreske.
Borshi, falë natyrës dhe vijës së gjatë bregdetare në favor, njihet kryesisht për thithjen e turistëve familjarë të cilët ndikohen nga çmimet e lira,qetësia dhe pastërtia.