Biblotekës së qytetit të Libohovës pritet ti shtohen edhe 100 tituj librash të rinjë, kryesisht për femijë pasi ata janë dhe frekuentuesit më të shumtë të saj. Sipas drejtuesit të biblotekës, Arjan Çano përzgjedhja e titujve të librave bëhet në konsultim edhe me me institucionet arsimore , kjo për faktin që nxënësit të kenë mundësi të gjejnë në biblotekë titujt që u nevojitenpër sistemin arsimor. Edhe pse një biblotekë modeste, sipas z. Camo, në të ndodhen rreth 10 mijë ekzemplarë dhe 4 mijë tituj librash, ku mes tyre gjenden libra historic, shkencore dhe klasikët botërorë . Ndërkohë në qytetin e libohovës janë rreth 210 lexues, frekuentues të rregull të kësaj bibloteke që sipas z. Camo , femrat janë ato ato që dominojnë. Ndërsa titujt më të kërkuar janë ato të klasikëve por edhe autorë shqiptar, si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli , si dhe autorë të rinjë.
- Libohovë