• Turizëm dhe Kulturë

Të promovosh bukuritë  dhe vlerat e Gjirokastrës/Ergest Ajdini që prej 2018-s operon si udhërrëfyes për  jugun e vëndit

Gjirokastra 16 Qershor 2023

Të promovosh bukuritë dhe vlerat e Gjirokastrës, por jo vetëm. Këtë gjë ka ditur ta bëj më së miri Ergest Ajdini. Që prej 2018 Ergesti është bërë pjesë e një grupi që operojnë si udhërrëfyes për qytetin e gurtë dhe zonat përrreth. Gjatë bisedës ai na tregon për fillesat dhe ecurinë  si operator turistik.

Turistët që vizitojnë Gjirokastrës nuk janë thjesht kalimtarë por turist që kanë lexuar për historinë dhe kulturen e këtij vëndi. Kalaja madhështore, muzetë, shtëpitë karakteristike, vetë  arkitektura e qytetit  dhe çdo gjë tjeter, shfaq interes tek të huajt u shpreh Ajdini.

Një nga gjërat që turistët pëlqëjnë më shumë është njohja me traditat artizanale të ndryshme dhe gatimet tradicionale të Gjirokastrës. Ai thot se të gjithë turistët janë larguar me përshtypjet më të mira, duke ua rekomanduar miqëvë dhe të afërmve vëndin tonë.

Bashkëbisedimit tonë iu bashkua edhe Blerim Topulli,  i cili prej 7 vitesh shoqëron turistët në ture të ndryshme, brënda dhe jashtë qytetit.

Zhvillimi i turizmit vitet e fundit ka sjell kërkesë të lartë të fuqisë punëtore. Sipas tyre,  të rinjtë duhet të kontribojnë në këtë sektor, i cili siguron të ardhura të kënaqshme. 

Ajo që mbetet ndryshe, duke krahasuar vëdet e tjetra të vizitueshme në Shqipëri , është fakti që Gjirokastra ka turist në çdo periudhë të vitit, ndërsa numri i turistëve sa vjen dhe rritet nga viti në vit.