• Raportime

“Të mësojmë traditat Gjirokastrite”

Gjirokastra 14 Maj 2024

Druri dhe guri janë dy element karakteristik kryesorë të të gjithë strukturës ndërtimore të Gjirokastrës. Portrete dhe suvenirë të ndryshme po realizohen jo vetëm nga mjeshtrit e artizanatit të këtij qyteti por edhe visitor të shumtë që vizitojnë këtë qytetet që  është pjesë e  trashëgimisë botërore të Unescos. Çdo ditë  pranë punishtes së drugdhenësit Viktor Nurçe, vizitorët mësojnë më daltë të gdhendin diçka provizore por ka edhe prej atyre që zgjedhin të gjdëndin emrat e famijarëve të tyre që nuk jetojnë më.

Gjirokastra nuk ofron vetëm larmishmëri të monumenteve kulturore dhe historike  apo për natyren që ofronpor edhe për diçka tjetër. Çdo visitor  që vjen në gjirokastër përcjell mesazhe për ta njohuir, por edhe për të apeluar që ky qytet most ë jetë vetëm në axhenden e turistëve të huaj por edhe atyre Shqiptarë.

Nëse vite më parë Gjirokastra ka qënë pjesë e intenerareve të vizitorëve të huaj, këtë vit po zhvillohet trurizmi tradicional.Shqiptarët nga vende të ndryshme të shqipërisë po e bëjnë gjithnjë e më tepër Gjirokastrën pjesë të vizitave të tyre jo vetëm në fundjavë por përgjatë gjithë ditëve.

Çdo visitor që viziton qytetin e gurtë largohet me eksperienca të ndryshme të marra në këtë qytet siç janë gurgdhëndja , drugdhëndja, qendistaria dhe kulinria e veçantë dhe e pasur e këtij vendi.