• Sport

Tare beson: Eksperienca favorizon Italinë, por Shqipëria mund të surprizojë

Gjirokastra 12 Qershor 2024

68 ndeshje (dhe 10 gola) me Shqipërinë pa u përballur kurrë me Italinë: “Kurrë, një ëndërr e parealizuar”. Italia “ku kalova pothuajse gjysmën e jetës sime dhe sot është shtëpia ime e dytë, jo vetëm sepse jetoj në Romë”. Dhe jo vetëm se ka edhe pasaportën italiane, Igli Tare ndihet gjysmë italian.

Igli Tare, ish-drejtor sportiv i Lazios dhe ish-sulmues i Shqipërisë, nuk e sheh Italinë si favorit të së shtunës në ndeshjen e tyre debutuese në Kampionatin Evropian kundër kombëtares së tij dhe shpjegon edhe arsyen në një intervistë dhënë për La Gazzetta dello Sport:

“Kam parë paraqitjet e fundit… Italia është me më shumë përvojë, është avantazhi i saj i vetëm, sepse për sa i përket cilësisë së skuadrës, ne mund të luajmë në kushte të barabarta nëse e menaxhojmë mirë faktorin emocional. Shqipëria mund të surprizojë në këtë Euro 2024″, ka thënë mes të tjerash Tare.