• Gatime

Supë me pasha qofte!

Ledja Fili 17 Mars 2023

Përbërësit:

250 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

1/2 filxhan çaji me oriz

1 e bardhë veze

1 lugë gjelle gjalpë pa kripë

3 gota me ujë

Majdanoz i freskët

Kripë, Piper

Për përgatitjen e supës: Lëngun e një limoni

1 gotë ujë

2 të verdha vezësh

1 lugë gjalpë i shkrirë ose vaj ulliri

Në një tenxhere hedhim ujin bashkë me orizin dhe i lëmë të zjejnë për 15 minuta. Më pas i heqim nga zjarri dhe orizin e kullojmë nga uji duke e lënë mënjanë në një tas. Grijmë qepët hollë dhe e hedhim tek tasi ku kemi hedhur orizin e kulluar, shtojmë mishin e grirë, bashkë me të bardhën e vezës, kripën, piperin dhe majdanozin e freskët. I përziejmë mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas, njomim duart me ujë dhe ndajmë masën në qoftë të vogla në madhësinë e një kokërr arre.

Nga ana tjetër, hedhim në një tigan dy gota me ujë, pak gjalpë ose vaj ulliri dhe shtojmë me kujdes qoftet duke i lënë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për gjysmë ore. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Rrahim të verdhat e vezës bashkë me lëngun e limonit dhe ujin dhe në mënyrë të ngadaltë ia shtojmë tenxheres ku kanë zierë qoftët. I përziejmë më shumë kujdes që të mos prishet forma e qofteve. Tenxheren e heqim nga zjarri dhe e servirim të ngrohtë.

Sipër mund të shtojmë pak gjalpë të shkrirë ose majdanoz të grirë hollë