• Gjirokastër

Skulptori Murat Keraj vazhdon të mbajë gjallë traditen në Zhulat

Ledja Fili 08 Gusht 2023

Ky është skulptori Murat Kërraj ,I cili prej vitit 2006 është autor I shumë veprave të skulpturës në Gjirokastër e më gjerë ,por që tani në qendër të fshatit Zhulat po bën bustin e Idriz Sulit,një personalitet I shquar I zonës e më gjerë.
Artisti këtë herë po eksperimenton në artin e tij ,pasi rruga e ruajtjes dhe gjetjes së dëshmive është një sprovë e re ,ku përfytyrimi dhe imagjinata ndërthuren me të dhënat e arkivave ,me përshkrimet e historianëve dhe kronikanëve për Sulin ,si një figurë komplekse e historisë dhe kulturës së zonës,ku gërshetohen dhe me gjetje e ruajtje krejt të vecanta.
Sinn/
Skulptori që u ka dhënë muzeve dhe ekspozitave të ndryshme figura dhe përmasa kombëtare e botërore si Skënderbeu ,Nënë Tereza dhe Ismail Kadare,thotë se Idriz Suli ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe është reformator i “Kanunit të Labërisë “,kanun që I rezistoi kryqëzatave dhe rrjedhave të zhvillimit të historisë ku lindi ,jetoi e veproi .
Sinn/
Statuja e Idriz Sulit pritet të jetë ne një minimuze që do të ndërtohet në Zhulatfalë interesimit të zhulatasve kudo që janë dhe që duan vendlindjen e tyre dhe figurat që ajo ka nxjerrë.