Gjimnazi gjuhësor “Pandeli Sotiri” ka pritur për këtë vit mësimor 170 nxënës në të dyja degët gjuhë greke dhe gjuhë të huaja. Ata vijnë jo vetëm nga Gjirokastra, por edhe bashkitë përreth.
Drejtoresha Matilda Gushi thotë se të gjithë nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore si në gjuhën greke dhe atë shqipe. Gushi sqaron se çdo nxënës që vijon studimet në këtë shkollë ka të drejtë të ndjekë çdo degët të arsimit të lartë, përveç mjekësisë.
“Kemi një numër të qëndrueshëm nxënësish, për sa i përket arsimit të mesëm të lartë shkolla jonë është e ndarë në dy degë, dega greqisht që funksionon me kurrikulën e gjimnazit dhe dega e gjuhëve të huaja”, u shpreh Matilda Gushi.
Ky vit mësimor e ka gjetur gjimnazin gjuhësor Pandeli Sotiri me kushte më të mira mësimdhënie, pas ndërhyrjeve të kryera gjatë verës nga punonjës të drejtorisë së arsimit në bashkinë Gjirokastër.