Shapkati është një gatim tradicional gjirokastrit. Është goxha i bollshëm dhe kalorik sa mund të mjaftojë si pjatë kryesore i vetëm në një vakt me pak djath ose kos. Ai ka nje shtresë me miell misri si bazë dhe lakra apo spinaq ,qepë te njoma, erëza si kopra,nenexhik,majdanoz dhe cerepujkë, djathë, vezë dhe kos. E pjekim ne 200° dhe kemi berë kështu drekën dhe darkën.
Pregatitja:
- 300gr miell misri
- 1 gotë qumësht
- 2-3 gota ujë
- Kripe
- Spinaq
- Qepë të njoma
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- Piper i zi
- Nenexhik
- Koper
- Djathë i bardhë i grirë
- Vaj
- Sodë
- Kripë
Në një tas të madh zemë brumin per shapkatin. Shtojmë miellin te gjithin, pak kripë, 1 lugë kafeje sodë, qumësht, ujë. Brumi zihet i hollë si brum për petulla pra kremoz. I shtojmë një dorë djathë. 3/4 e brumit i shtojmë në një tepsi të lyer me pak vaj. Në tigan skuqim qepët e njoma me vaj ulliri. Shtojmë spinaqin dhe erëzat e njoma, kripë piper e pak gjalpë në fund. E lëmë të ftohtët masën dhe shtojmë 2 vezë e kosin. Shpesh kosin e pergjysmojmë dhe shtojmë gjysëm gotë kos gjysëm qumesht. Perziejmë mirë dhe shtojmë nje dorë djathe. 1/4 e brumit e përziejmë me spinaqin më sipër dhe lëmë disa luge nga brumi për ti shtuar ne fund fare. Përzierjen e mësipërme e shtojmë mbi brumin ne tepsi, e spërkasim me brumin e ngelur dhe e pjekim ne 180°