• Përmet

Sezon i keq për vreshtarinë/ Bejko: Kantinat e verës vuajnë sigurimin e lëndës së parë

Gjirokastra 24 Tetor 2023

Dëmtimet që solli moti në vreshtari kanë sjellë pasoja jo vetëm tek fermerët që kanë kultivuar me dhjetra hektarë tokë, por edhe tek fabrikat e mëdha të prodhimit të verës. Lumturi Bejko nga fshati Piskovë i zonës së Përmetit tregon se ndryshe nga vitet e tjera që lëndën e parë e siguronin tek fermerët e zonës , këtë vit iu desh ta blente rrushin tek fermerët e Fierit dhe Lushnjes.
Në zonën e Përmetit janë rreth 40 fermer që furnizonin këtë kantinë, por këtë vit për shkak të motit të keq nuk mundën të merrnin prodhimin e pritur.
Sipas burimeve të marra, një pjesë e fermerëve të zonës së Përmetit kanë marrë kredi që të kultivojnë rrush, por pasojat që solli moti ishte një dëm ekonomik I madh për ta, pasi një pjesë e tyre I sigurojnë të ardhurat familjare vetëm me anë të kësaj pune. Sakaq dëm i konsiderueshëm ishte dhe për fabrikat e prodhimit të verës.