Një recetë tradicionale e lehtë dhe e ushqyeshme në të njëjtën kohë. Gjethet e rrushit të mbushura me oriz janë shumë të shijshme në këtë mënyrë.
Përbërësit
- gjysmë kg oriz
- 2 kokrra vezë
- erëza
- 1 dorë qepë e njomë
- gjethe rrushi
Si fillim ziejmë pak gjethet e rrushit derisa të marrin një valë dhe më pas i kullojmë.
Vazhdojmë procedurën duke zier pak orizin. Vrasim me duar erëzat dhe qepën me pak kripë dhe i shtojmë tek orizi bashkë me përbërësit e tjerë. Hedhim pak vaj tek kjo masë dhe e lemë. Marrim gjethet e rrushit që i mpleksim me këtë përbërje. I vemë në tenxhere të ziejnë dhe i servirim në pjatë.