Saraqinishta fshati i cli njihet për objektet me numrin më të madh të kultit të besimit ortodoks. Në këtë fshat ndodhen 12 kisha, të cilat vitet e fundit kanë njohur dorën e investimeve jo vetëm të Drejtorisë Rajonale të kulturës por edhe të vete banorëve. Me kontribute vetijake këta banorë po investojnë për restaurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Kryeplaku i fshatit Thanas Gega e cileson këtë veprim të këtyre banoreve si një shëmbull që duhet të ndiqet edhe në zonat e tjera.
Saraqinishta vitet e fundit është futur në hartën e destinacioneve kryesore për vizitorët vendas dhe të huaj. Afërsia me Parkun Antik të Antigonesë ka bërë që kjo zonë të marri vëmendjen e tij.