Fshati Lekël i Tepelenës i vendosur rrëzë malit të Golikut është nga fshatrat me një natyrë piktoreske dhe një nga arsyet që njihet është kisha e Shën Ilias e ndërtuar gjatë shekullit të 19 nga biri i këtij fshati,sekretari i Ali Pashë Tepelenës Thanas Vaja.Ky objekt kulti monument kulture i kategorisë së dytë vizitohet shpesh nga vizitorë vendas dhe të huaj duke u kthyer në një nga destinacionet e preferuara në zonën e Tepelenës.Banori I fshatit dhe njëherazi mirëmbajtjësi i këtij objekti Vasil Deçka rrëfen për historinë e kësaj kishe duke pohuar se vazhdon traditën e paraardhësve të tij si mirëmbajtës i kishës duke e nisur me gjyshin e tij duke kujtuar dhe të kaluarën e kësaj kishe ku ka pasur më tepër gjallëri se sa sot pasi shumica e fshatit ka emigruar.
Ndërkaq Deçka shprehet se turistët që vijnë në Lekel i drejtohen kësaj kishe historike dhe kanë kuriozitet për të mësuar rreth saj dhe komentet e vlerësimet e tyre janë shumë mbresëlënëse dhe mahnitëse.
Kisha e Profetit Ilia në Lekël është një vepër arkitektonike e shek. 19.Kisha është restauruar në vitin 2001 ku janë bërë disa ndërhyrje restauruese në ambientet e brendshme.
Ikonostasi është i thjeshtë dhe ka 20 ikona
me figura shënjtorësh në ballin e tij, ndërsa në pjesën e poshtme të tij jan vendosur 17 ikona. Ky objekt kulti i besimit ortodoks është shpallur Monument Kulture i Kategorisë II në vitin 2010.
- Sarande