• Sarande

Saranda destinacioni perfekt i pushimeve dimërore

Ledja Fili 11 Dhjetor 2023

Qyteti bregdetar i Sarandës përveçse një nga destinacionet turistike më të preferuara gjatë verës,tashmë për herë të parë është zbukuruar e bërë gati për të pritur edhe në stinën e dimrit vizitorë vendas e të huaj. Atmosfera e mrekullueshme festive e Krishtlindjeve në këtë qytet , është renditur si një ndër 20 vendet më të bukura sipas prestigjiozes Forbes, Traveler dhe European Best Destinations. Këtë lajm e ndau në rrjetin e tij social edhe kryetari i bashkisë Oltion Çaci , ku shkruan se Saranda ka arritur të zërë vendin e 15-të nga 142 destinacione, dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme për qytetin bregdetar. Në shkrimin e prestigjiozes Forbes thuhet se Saranda është një qytet modern ,dinamik dhe një nga destinacionet më perfekte në 365 ditë të vitit, për pushime me diell apo me borë. Festat e fundvitit e kanë shndërruar pedonalen e qytetit në një nga vendet e çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Në shëtitoren e qytetit mbizotërojnë dekorime vezulluese, shtëpizat prej druri ,por turistët përveç këtyre do të kenë mundësinë të shijojnë edhe kuzhinën lokale,punimet e artizanëve dhe produktet rajonale.