• Përmet

Ruajtja e traditave nga amvisat Përmetare/ Suzana Cuke flet me pasjon për përgatitjen e glikove dhe punimet e dorës

Gjirokastra 17 Tetor 2023

Glikoja mbretëresha e tavolinës përmetare, ende ruhet dhe prodhohet me fanatizëm nga gratë me përmetare. Në çdo shtëpi që do trokasësh mirëseardhjen ta urojnë me ëmbëlsirën që përgatitet nga amvisat. Ky produkt që prej vitesh është përgatitur për konsum vjetak tashmë ka dalë nga dyert e banesave përmetare dhe shijen e saj e provon çdo vizitor shqiptar dhe i huaj që viziton qytetin e trëndafilave. E ndërsa trokasim në portën e familjes Cuke zonja e shtëpisë mikëpritjen na e tregon pikërisht me glikon e arrës.

Gjatë bisedës më të, ne u ndalëm edhe te përgatitja e glikove tradicionale, tek shumllëojshmëritë që zonja Suzana sëbashku me ndihmen e familjes së saj arrin ti përgatisin gjatë vitit.
Nje tjeter mjeshteri që zonja Suzna ka, janë edhe qendismat.Ajo thot
me shtimin e fluksit të turistëve ka patur shumë kërkesa për punimet e ndryshme si perde , mbulesa etj.

Edhe të ardhurat që ka arritur të nxjerr nga punimet e saj kanë qënë të kënaqshme.
E pyetur se si arrin të gjej kohën për të përgatitur kaq shumë gjëra, me buzëqeshje dhe modesti na thot se i bëj me pasion dhe arrij të rracionoj kohën.
Në çdo derë që do trokasësh në zonën e Përmetit traditat e vjetra që janë ruajtur më shumë fanatizëm dhe janë pëcjellë deri në këto dite dalin ne pah. Kjo fal edhe shkëmbimit të përvojave që zonjat Përmetare kanë bërë me njëra tjetren.
Suzana Cuke ka marrë pjesë në shumë në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë duke nxjerr në pah vlerat dhe traditat e vyera të zonës së Përmetit.