Prej disa ditësh u shpall projekti fitues i ndërtimit të Qendrës Multifunksionale të lumit Vjosa të shpallur Park Kombëtar që prej muajit Mars ku Tepelena është përfituesja kryesore e saj pasi do ndërtohet aty.Në fjalën e tij kreu i kësaj bashkie Tërmet Peçi citoi se kjo qendër do sjellë impakt pozitiv në zhvillimin e kësaj zone duke sjellë benefite për komunitetin.
Peçi ndërkaq shtoi se kjo qendër do ketë si fokus dhe shtimin e fluksit të vizitorëve që do shijojnë atraksionet që zona ofron.
Lugina e Vjosës zë pothuajse 16% të territorit të Shqipërisë. Kjo pjesë e vendit konsiderohet se bart vlera të larta të biodiversitetit.Përgjatë saj janë shpallur rreth 10 zona të mbrojtura dhe afro 130 monumente natyre.
- Tepelenë