Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.