Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj edhe gjatë muajit shtator. Parku arkeologjik i Butrintit ndau sot në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve të huaj në Butrint, të cilët edhe ne keto dite shtatori tejmbushin këtë qytet antik, 20 km larg Sarandës”. Ky park vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara turistike edhe gjatë këtij viti në Shqipëri. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare ngjall kuriozitetin e turisëve nga vende të ndryshme të botës.Në Butrint gjatë këtij viti janë kryer gjithashtu sondazhe arkeologjike në gjurmën e “Portës Arkeologjike” të hartuar në kuadër të projektit “Qendra e Vizitorëve në Butrint”, Brenda Kufirit Parku Arkeologjik Kombëtar i Butrintit.
- Sarande