• Lajme kombëtare

Një mijë ditë nga agresion rus, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet me Ukrainën

Gjirokastra 19 Nëntor 2024

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1000-të, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një mesazh duke u solidarizuar me popullin ukrainas.

Me anë të një postimi në platformën X, ministria shkruan se “Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi”.

Sipas njoftimit, në këto 1 mijë ditë Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.

Sot shënohen 1 mijë ditë nga agresioni rus ndaj Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në këto 1.000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj”.

Më tej, në njoftim nga MEPJ-ja, thuhet se, “lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi”, thuhet ne mesazhin e ministrisë”.