Të lësh Gjirokastrën dhe tu drejtohesh zonave përreth duhet ta bëjnë jo vetëm gazetarët por çdo individ që ka dëshirë të njoh njerëz të rinje dhe vendet ku ata jetojnë. Grupi i xhirimit të RTSH Gjirokastra udhëtuam drejt fshatit Limar të krahinës Malëshovë pjesë e Bashkisë së Këlcyrës. Rruga me asfalt te çon pothuajse në krye te fshatit Malëshovë dhe pastaj për të hyrë në brendësi të fshatit, terreni ishte goxha i veshtire për rreth 3 km, jo çdo makinë mund ta bëj këtë rrugë. Sot në fshatin Limar numërohen 12 shtepi, kryesisht kanë mbetur vëtëm mosha të dyta dhe të treta, të cilët ekonominë familjare e sigurojnë me anë të blegtorisë. Historia e krijimit fshatrave të Malëshovës është e veçante dhe Gëzim Shele na flet mbi atë që banorët e zonës kanë mësuar nga gojëdhënat e paraardhësve të tyre. Më pas në u ndalëm në shtëpinë e 83 vjeçarit Bardhosh Damani i cili sapo ishte kthyer nga mrizimi i bagëtive. Edhe pse në një moshë të tillë, fuqitë për të dhëne kontributin e tij në familje duket se i burojnë nga shpirti. Sëbashku me bashkëshorten na treguan se ne këto zona ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistoj harmonia fetare.
Pothuajse çdo individ ka tendencën që të lavdëroj vendin e vet, por cilat janë cilësitë e kësaj zone që i ka shtyrë këta banorë që të jetojnë në këto vende.
Ata shprehen se ajri i pastër, natyra, qetësia dhe prodhimet bio janë arsyejet kryesore.
Një shpresë për zhvillimin e ekonomise dhe pse jo edhe për rikthimin e të rinjeve ne zone mbetet turizmi. Prej 10 vitesh familja Damani e kanë kthyer shtëpine e tyre në bujtinë. Vitet e fundit ka patur goxha interes nga të huajt për të vizituar zonen dhe përreth. Dhe ky fshat ashtu si pothuajse gjithë zonat e thella malore vuajnë largimin e të rinjeve . Ata pak banorë që kanë ngelur ndiejnë mallin e familjarëve qe janë larguar, po ashtu dhe të larguarit rkthehen herë pas here të përmalluar për vendin e tyre.