Natyrisht, përdoreshin në vitet e kaluara për fyrnizimin e banorëve me ujë të pijshëm , megjithëse më vonë ka filluar ndërtimi pranë banesës i sterave apo muslluqeve, siç quhen në zhargonin popullor gjirokastrit.
Por rasti i pusit karakteristik të Haskovës në Dropullin e Poshtëm është tejet i veçantë, pasi fermeri Jani Dhima ka përdorur ujin e pusit për vaditjen e tokës bujqësore.
Sipas zotit Dhima, pusi ka një thellësi 32 metra dhe ka një kapacitet prej 82 metër kub. E ka përdorur këtë burim dhe ka vaditur 5 hektarë me misër, duke mos patur tjetër alternativë për të vaditur tokën e tij. Madje, po sipas tij, vitin tjetër ky fermer do të restaurojë pusin, duke e kthyer në identitet
Megjithatë, duhet nënvizuar fakti se pas viteve ’90 një pjesë e mirë e puseve janë shkatërruar nga njerëz të papërgjegjshëm, kurse instancat lokale dhe shtetërore kanë qëndruar indiferente. Dropull, vaditen 5 ha misër me ujin e pusit.