Ministri i brendshëm Taulant Balla prezantoi në Sarandë nënprefektin e ri te qarkut të Vlorës zotin Kristaq Kiço i cili ka mbajtur prej 4 vitesh detyrën e kryetarit të bashkisë së Finiqit.Në këtë ceremoni kanë qënë të pranishëm autoritetet e pushtetit vendor,krerët e bashkive të qarkut si dhe deputetë të zonës.
Në fjalën e tij prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj vlerësoi bashkëpunimin që ka patur me zotin Kiço gjatë drejtimit të bashkisë së Finiqit duke cituar se ky bashkëpunim do të vijojë.
Ministri i brendshëm Taulant Balla duke uruar suksese në detyrë nënprefektit të ri i vuri rëndësi mbrojtjes së territorit të Sarandës dhe Ksamilit të cilat i konsideroi si Maldivet Shqiptare të mbrohen nga cdo krim mjedisor.
Nënprefekti i ri i qarkut Vlorë Kristaq Kiço falenderoi qeverinë për besimin e kësaj detyre duke e konsideruar si një përgjegjësi më shumë.
- Sarande