• Memaliaj

Memaliaj,14000 turistë vizituan gjatë 2023

Gjirokastra 16 Shkurt 2024

Qytetet që lagen nga Parku Kombëtar i Vjosës po zhvillojnë turizmin një nder to është Memaliaj i cili po kthehet në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.Asetet më të preferuar nga turistët mbeten zonat rurale si ajo e Gllavës,liqeni i Komarit dhe brigjet e lumit Vjosa.
Sipas specialistëve të kësaj bashkie pritshmëritë për këtë vit janë më se të larta duke patur parasysh trendin e fluksit që ka marrë dy vitet e fundit.
Memaliaj gjatë vitit 2023 është vizituar nga 14000 vizitorë vendas dhe të huaj në bazë të të dhënave të marra nga bujtinat e ngritura në këtë zonë