• Memaliaj

Memaliaj kremton 71 vjetorin e themelimit

Gjirokastra 02 Nëntor 2023

Memaliaj kremton 71 vjetorin e themelimit të tij.Me këtë rast Bashkia e këtij qyteti realizoi një sërë aktivitetesh duke përfshirë ekspozitë fotografike me pjesë nga jeta sociale e Memaliajt me zanafillë nga ish miniera e cila konsiderohej si burimi kryesor i jetesës për banorët gjatë viteve të kaluara.Lidhur me rëndësinë e kësaj dite është prononcuar kreu i kësaj bashkie Albert Malaj i cili u shpreh se brenda vitit të ardhshëm pritet çelja e muzeut të Minatorit.
Në vijim ky event u shoqërua dhe me një panair ku u promovuan produktet artizanale dhe bio të zonës.Qytetarët të pyetur për mikrofonin tonë kanë pohuar se të tilla festime krijojnë nostalgji dhe duhen të jenë më të shpeshta.
Memaliaj mori statusin e qytetit në 2 nëntor te vitit 1952 dhe godinat e para te ndërtuara në qytetin e ri ishin fjetoret e punëtorëve të minierës