• Gjirokastër

“Media si profesion dhe liria e shtypit” / Aktivitet me maturantët e shkollave të Dropulli

Gjirokastra 14 Maj 2024

“Media si profesion dhe liria e shtypit” ka qenë aktiviteti i organizuar nga Agjencia për Hapje, Dialog dhe Bashkëqeverisje pranë Kryeministrisë në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë, Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni në UGJ.

Maturantë të shkollave të mesme të zonës së Dropullit Shmb Bularat-Zyrtare ishin pjesë e diskutimit mbi lirinë e shtypit e median si profesion i të ardhmes së tyre me gazetarët Panajot Barka dhe Brikena Metaj.

Të rinjtë kanë biseduar dhe me pedagogë të UGJ të cilët kanë bërë një prezantim të ofertës akademike; programet e UGJ; mundësitë e përzgjedhjes; avantazhet; ndërkombëtarizimi i UGJ dhe programet Erasmus.

Më pas të rinjtë kanë bërë një tur vizitash në kampus duke parë nga afër disa prej laboratorëve  klasat digjitale, bibliotekën, salla studimi.