Tashmë është zyrtare: Adrien Rabiot është lojtari më i ri i Olympique Marseille dhe firmos për dy vite me skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi.
Njoftimi u bë nga klubi francez në kanalet zyrtare: “Olympique Marseille ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Adrien Rabiot. Në moshën 29-vjeçare, mesfushori i është bashkuar klubit tonë pasi ka kaluar testet mjekësore”.
Kujtojmë që mesfushori francez, ishte një lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi dhe kishte oferta nga shumë klube të ndryshme, por zgjodhi që të vazhdojë karrierën e tij te Marseille.