• Përmet

Marka e glikove të Përmetit

Ledja Fili 31 Korrik 2023

Përmeti një prej qyteteve të traditës dhe gastronomisë unike me amvisat duararta si çdo vit pret e përcjell mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Ajo që e bën këtë zonë të lakmuar janë ushqimet dhe gatimet e veçanta ku glikotë dhe prodhimet e tjera artizanale mbajnë vendin e parë. Edhe pse punishtet e prodhimit të glikove në Përmet po hasin mungesën e fuqisë punëtore, produktet janë tepër të kërkuara.

Amvisat na tregojnë karakteristikat e reçelërave dhe glikove ndërsa për mungesë të të rinjve në punishtet e përmetit janë të punësuar pensioniste.

Të shumta janë familjet të cilat këtë traditë po e kthejnë në një markë duke sjellë një gamë të gjerë me glikotë e shalqirit, fikut, portokallit e të çdo fruti të stinës që gatuhet me dashuri prej amvisave përmetare.