Lugina e Drino, një nga perlat e natyrës së jugut të vendit që shtrihet në zonën e Dropullit po bëhet përditë dhe më e vizituar nga turistë dhe alpinistë vendas dhe të huaj. Veç natyrës së bukur lumit të kristaltë, lugina ofron dhe shumë befasi të tjera, ku manastiret dhe objektet e tjera të kultit, si dhe rrënijat nëpër vendabime e qytetërimë të lashta, janë vlera që duhen parë e vizituar.
Janë pamje plot ngjyra të kësaj vjeshte në Luginën e Dirnos, lumit që gjarpëron përgjatë shtratit të ti dredharak në zonën e Dropullit dhe që lag shumë fshatra , e rajone të banuara .Lugina shfaq shumë pamje piktoreske për udhëtarët që pëlqejnë të përshkruajnë në këmbë anën e lumit, dhe befasi më e fundit e tyre janë manastriret përgjatë luginës, që janë ktheyr në objeket të vizitueshme jo vetëm në aspektin religjoz por dhe sa i përket strukturave të ndërtimit.
Ne takuam ne Dhuvjan një grup prej 15 udhëtarësh që nuk reshtin duke ecur në këmbë e duke zbuluar bukri befasuese. Elena Mamani përfaqësuese e organizatës CVHB, që është dhe organizatorja e udhëtimit fillimisht bën një përshkrim të shkurtër të internarit.