• Sport

Liga e Kombeve mëson tetë skuadrat çerekfinaliste

Gjirokastra 19 Nëntor 2024

Akti i fundit i Ligës së Kombeve do të luhet vitin që vjen ku do të jenë tetë skuadra, të cilat pas dueleve me eliminim direkt, do të vendosin “mbretëreshën” e re të kompeticionit.

Kështu në shortin e 22 nëntorit ekipet e Vazos së Parë do të jenë Gjermania, Franca, Portugalia dhe Spanja. Këto katër formacione do të shortohen me Kombëtaret e Vazos 2, e cila përbëhet nga Italia, Kroacia, Holanda dhe Danimarka.