Një rus i dënuar pasi ka kritikuar Rusinë për luftën e saj në Ukrainë. 38-vjeçari Yuri Kokhovets akuzoi ushtarët rusë për sulmin në periferi të Kievit, Bucha, “pa asnjë arsye”.
38-vjeçari i bëri këto kritike në një intervistë spontane që ai dha për Radio Europa e Lirë në korrik të vitit 2022.
Ndaj tij është marrë një masë e rëndë ku nga pesë vjet punë e rëndë, dënimi i është ashpërsuar në pesë vjet burg.
Në prill të këtij viti ai u dënua me 5 vite punë të detyruar me akuzën e përhapjes së “informacioneve të rreme për ushtrinë ruse”, por prokurorët apeluan, duke kërkuar një dënim më të ashpër.
“Gjykata ka vendosur të ndryshojë dënimin e Yuri Kokhovets dhe ta dënojë atë me pesë vjet burgim në një koloni penale” u citua të thoshte të martën një gjykatës i Gjykatës së qytetit të Moskës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Rusia ka arrestuar, gjobitur ose burgosur mijëra njerëz për kundërshtimin e ofensivës së saj në Ukrainë, në atë që grupet e të drejtave të njeriut thonë se është një goditje masive që të kujton epokën sovjetike.
Pothuajse të gjitha figurat e opozitës vendase janë larguar nga Rusia, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë jashtë ligjit raportimin e pavarur mbi konfliktin.