I ndodhur në skajin më jugor të Shqipërisë, Konispoli është një nga qytetet me potencialin më të madh turistik ende të pashfrytëzuar mirë, i cili mund të tërheqë mjaft turistë të huaj, por edhe vendas. Nëse viziton Konispolin, aty do të mund të gjesh një thesar të trashegimise kulturore. Ndërtesa qindra vjeçare të familjeve që kanë bërë historinë e këtij qyteti.Monumente culturore e natyrore, vende historike, kështjella e kala, shtëpi tip saraje, etj
Specialisti I turizmit në Bashkinë Konispol, Vangjel Taho na thotë se turizmi është ende në hapat e para. Falë edhe një bashkpunimi me GIZ, në Konispol ka filluar të marë një zhvillim tjetër, edhe pse mbetet një turizëm ditor.
I njohur për platacionet e shumta të mbjella me agrume, Konispoli po mer një tjetër zhvillim në agroturizëm si dhe në turizmin familjar, por sipas z. Taho kërkohet një eksperiencë më e gjatë, si dhe një impengjim më I madh nga fermerët dhe qeveria.
Ndërkohë në Konispoli gjenden mjaft monumente culture dhe historike që mund ti japing një tjetër zhvillim edhe turizmit kulturor
I ndodhur shumë pranë me shtetin fqinjë Greqinë, Konispoli gjendet në një pllajë të ndarë në katër kodra të rrumbullakosura e me përrenj të thellë, ku në fund të këmbëve të tij, shtrihet lugina më e veçantë, e cilësuar, si më tipikja në Ballkan e më gjerë. Me një ekosistem dhe habitat për t`u pasur zili, ky qytet po bëhet pjesë e hartës të zhvillimit turistik që po njoh vendi ynë.