Prej 11 vitesh pjesë e jetës në Sarandën turistike është bërë edhe Galeria “Art Saranda”, ku jeta e kësaj galerie nuk ndihet vetëm gjatë sezonit veror por tashmë gjithëvjetor. Nga viti në vit numri i vizitorëve vendas por kryesisht ata të huaj vjen duke u rritur dhe konkretisht krahasuar me vitin e kaluar është pesë fishuar.Eksperiencën më të mirë të turizmit kulturor galeria e pasuron duke ruajtur nivel të lartë dhe të kulturuar promovimi të produkteve kulturore,arti dhe për përcjelljen e memorjes historike tek vizitorët. Pra, ekspozitat dhe koleksionet muzeale janë të një performance bashkëkohore sipas përgjegjësit të kësaj galerie Lefter Çeko.
Galeria “Art Saranda” është një vlerë e shtuar e qytetit e cila në cdo kohë dhe stinë mirëpret turistë, por mbi të gjitha njerëz të artit , që duan të ekspozojnë punimet e tyre në qytetin bregdetar të Sarandës.
- Sarande