Ky është një vit i pazakontë për turizmin në Përmet. Këtë e dëshmon edhe fakti që ndonëse jemi në fund të muajit shtator, Përmeti pret dhe përcjellë çdo ditë turistë nga e gjithë bota. Edjon Maliqi specialist i turizmit pranë bashkisë së Përmetit shprehet se ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit, në krahasim me vitin e kaluar turizmi ka pësuar rritje .
Turizmi i sporteve të aventurës siç është rafting dhe kajak përgjate lumit Vjosa, turizmi malorë, turizmi i kulinarisë etj kanë qënë më të preferuarit për turistët.
Specialist i turizmit Edjon Maliqi na bëri të ditur se brënda këtij viti në zonën e Përmetit janë hapur rreth 13 Gest House dhe bujtina të reja, kjo si rrjedhojeë e fluksit të shtuar të vizitorëve vëndas dhe të huaj.