• Gjirokastër

Familja Mushi në Nepravisht çel bujtin turistike / Turizmi rural në vëmendjen e të rinjve

Gjirokastra 07 Maj 2024

Në fshatin Nepravisht të bashkisë së Libohovës nga dita në ditë po çelen bujtina të reja familjare në funksion te turizmit . Familja Mushi është një prej atyre që ka vendosur të investoj në këtë drejtim. Prej gati 20 ditësh kjo familje ka çelur dyert e bujtinës së saj, administratorja Dorina thot se vendosën që ta hapin këtë bujtinë pasi panë interesin e madh që turistët kanë për zonat rurale.
Deri më tani familja Mushi ka pritur 10 turistët e saj të parë por sipas administratorëve rezervimet për muajt në vazhdim janë të shumta. Zona e Nepravishtës ofron për turIstët e huaj shumëllojshmëri gatimesh tradicionale, produkte bio, trashëgimi kulturore, historike etj.