• Dropull

DROPULL, DREJT PËRFUNDIMIT SEZONI I VADITJES

Ledja Fili 09 Gusht 2023

Në fushën e Dropullit janë mbjellë 600 hektarë me kulturën e misrit, çka shënon një sipërfaqe më të madhe në krahasim me vitin e kaluar.Sipas manovratorit në rezervuarin e Pepelit , zotit Theohar Barka, sezoni i vaditjes është drejt përfundimit ,ku drejtuesit e Bujqësisë në Bashkinë e Dropullit kanë arritur një organizim të mirë të punës në bashkëpunim me fermerët. Gjithashtu, zoti Barka thekson se do të mbajnë rezerva ujore edhe pas përfundimit të sezonit rreth datës 12 Gusht, për pemëtoret dhe kafshët.Në këtë sezon të vaditjes, përveç Pepelit, janë përdorur ujëmbledhësit e Radatit, Peshkëpisë, Likomilit, Bodrishtës ,Doftisë, por edhe puset e ujit në Dropullin e Poshtëm.