Kanalet vaditëse dhe kulluese në bashkinë e Delvinës gjatë dy muajve të parë të vitit 2024 janë pastruar dhe rehabilituar nga punonjësit e bordit të kullimit. Përgjegjësi Hajnefi Braho theksoi se këto investime do të vazhdojnë pavarësisht terrenit të vështirë në të cilin ndodhen dhe mungesës së fuqisë punëtore. Bashkia e Delvinës ka filluar përgatitjet për të marr masat e duhura për tokat dhe kanalet kulluese e vaditëse të fshatrave përreth. Sipas përgjegjësit Hajnefi Braho kanë vendosur në gadishmëri rezervuaret e liqenit të Bajkajt dhe Palavrisë,duke ndruar dhe sistemuar saraqineskat të cilat u hyjnë në ndihmë fermerëve për ujitjen e tokave bujqësore. Braho u shpreh se gjatë kësaj periudhe po merren dhe me pastrimin e hapjen e kanaleve vaditëse dhe kulluese. Aktualisht janë pastruar rreth 15 mijë km kanale kullues dhe 12 km kanale ujitëse.Braho thekson se për këtë vit do të kenë program më të madh ,por terreni në të cilin ndodhen është paksa i vështirë duke ua bërë të pamundur punën makinerive. Pastrimi dhe rehabilitimi i këtyre kanaleve bën të mundur që uji të shkojë në cdo parcelë të fermerëve dhe kullimi të jetë më i shpejtë në ditë me reshje shiu.
- Raportime
Delvinë,ndërhyet në kanalet vaditëse e kulluese
Raportime
Më shumë- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...
- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...
- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...
- Libohovë