Infrastruktura rrugore në bashkinë e Memaliajt po njeh një përmirësim të vazhdueshëm gjatë këtyre muajve, duke i shërbyer më shumë komunitetit dhe vizitorëve të ndryshëm vendas dhe të huaj.
Aktualisht bashkia e Memaliajt po vijon investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore si në qytet ashtu edhe në zonat rurale. Kryetari i bashkisë Memaliaj Albert Malaj u shpreh se paralelisht me ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore , bashkia me fondet e veta parashikon të fillojë punimet edhe në rehabilitimin e infrastukturës së ndriçimit publik. Investimet e kryera ne infrastrukturën rrugore të bashkisë memaliaj shërbejnë për ta bërë këtë qytet dhe zonat rurale të tij sa më të vizitueshme nga turistët dhe sa më komod për qytetarët.
- Memaliaj