Ndërtimi i bujtinave , jo vetëm në qytet , por dhe në zonat rurale shihet si një ogur i mirë për zhvillimin e turizmit tradicional, ose siç njihet ndryshe agro – turizmi. Shumë zona rurale po shihen më interes nga të rinjtë që vijnë për të ngritur biznesin e tyre, por dhë për të rivitalizuar vlerat, traditën e jetësës, veshjes, të ushqyerit dhe arredimit të shtëpive. Blerta Karanxha ka ngirur bujtinën e saj ne Laboven e kryqit ,që është shtëpia e dëshiruar e vizitorëve,ku duket se kulinaria dhe tradita e ndërtimit të shtëpisë vendase, po joshin vendas e te huaj për tu ndalur në këtë bujtinë . Blerta, në fillimin e mikpritjes së saj na tregon se si lindi ideja e për të patur një bujtinë në Labovë.
Në rrëfimin e saj Blerta risjell në vëmëndje jo pak vështirësi në terrenin e vështirë ku është ndërtuar bujtina, por dhe në një kohë të vështirë siç ishte dhe pandiamia e covod – 19 që solli përshtjellim e vështirësi në jetën e ëprtitshme të banorëve, por dhe të investitorëve. Në rrugën e tyrë të mundimshme drejt sukesit çifti I ri pati dhe mëbshtjen e pirndërve, familjarëve e të afrëmve. Në asnjë momënt ata nuk e menduan stepjen dhe dështimin, e sot puna e tyre është shpërblyer. Kënaqësia e këtij investimi vejn nga vizotorët e shumtë që tashmë bujtinën e Labovës së Kryqit e shihin si shtëpinë e tyrë në një vend ku ka larmi pasurisht e vlerash për tu vizituar. E të parët miq që trokitën në protën e drunjtë të bujtinës mbahen mendsi pararendës të qindra e mijëra vizitorëve që kalojnë një apo disa netë këtu.
Tryeza e shijëshme mbushet plot nga pijet , lengjet, frutat e zonës, por dhe nga mishi, qumështi , djathi e embelsirat e prodhuara e gatuara në bujtinë ose në punishtet ,a po stallat e fshatit. Bujtina është një nyje e një zinxhiri të gjatë njësish punuese e tëgjithë sigurojnë të ardhura nga puna dhe mundi i tyre.
Çifti tashmë ka hyrë në udhën e traditës dhe nuk është aspak i penduar që parët e mundin e fituar e investuan në këtë bujtinë. Rendja drejt qëndrave urbane , apo dhe vetë qytetit të Gjirokastrës për të blerë një pronë a biznes atje, nuk i tundon aspak dy të rinjtë që e duan fort fshatin dhe shtëpinë e tyre, ku kaluan në pjesë të fëmijërisë. Labova për ta është gjithçka
Blerta me punën dhe bujtinën që ka ngritur përçon dhe mesazhin e fortë tek shumë nivestitorë , e sidomos të rinjtë që enden në Tiranë apo jashtë se dhe rajoni ynë ka të ardhme. Mjafton që të mos stepemi përpara vështirësive të fillimit. Rruga e suksesit ne vendin tonë na bën edhe më patë e të mirë. Në këtë traditë që ka nisur rëndësi të madhe ka dhe harmonizimi i politikave mbështetëse nga donatorë dhe nga qeverisja qëndrore e lokale. Shembujt mbështetës nuk mungojnë , por u takon autoriteteve bëjnë edhe më shumë që tu krijohet një klimë sa më mikpritëse këtyre dallëndysheve dallëndyshe që rikthehen në folëzën e tyre.