• Gjirokastër

Gjirokastër, trafik i rënduar nga reshjet e shiut / Hoxha: Patrullat e policisë rrugore janë prezente kudo dhe po menaxhojnë situatën

Gjirokastra 18 Shtator 2024

Reshje e dendura të shiut kanë sjellë një rëndesë trafiku kryesisht në rrugët e brëndshme të qytetit të Gjirokastrës.Sipas Bluve të policisë rrugore të gjitha akset janë të kalueshme ,ndërkohë patrullat e policisë janë prezente dhe po monitorojnë situatën si brenda qytetit ashtu dhe në rrugët nacionale.
Arten Hoxha polic i qarkullimit rrugorë ka një apel për drejtuesit e mjeteve.
Rrëshqitjet e inerteve nga shirat e rëna kanë sjell problematikë në segmentin rrugorë Kolonjë-Golem në bashkinë Gjirokastër si dhe Bënç-Lekdush të bashkisë Tepelenë ku rruga është e kalueshme me një sens kalimi dhe po punohet për pastrimin e inerteve.