Kjo fundjavë solli në qytetin e gurtë të trashëgimisë kulturore dhe historike Edicionin e 5-të të Panairit Kombëtarë të Artizanatit “Kult-Art”. Në këtë event morën pjesë rreth 60 artizan nga 20 qytete të vendit, ku prezantuan punimet e tyre artizanale. Ky panair ishte konceptuar mes artizanatit dhe folklorit ku përformanca e grupeve folklorike të Libohovës dhe Picarit. Edicioni I 5-të i Panairit Kombëtar të Artizanatit, “Kult –Art 2024” solli në Gjirokastër rreth 60 artizanë të ardhur nga 20 qytete të vendit. Ata u prezantuan me punët e realizuara në mënyrë artizanale, si punime në gurë, drugdhëndje, tekstil tradicional, tezgjah, kulinarinë karakteristike, etj. Aktiviteti jo vetëm që do të promovojë dhe ruajë artizanatin tradicional shqiptar, por gjithashtu do të krijojë një urë lidhëse me brezin e ri u shpreh kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi. Panairi Kombëtar i Artizanatit tërhoqi vëmendjen e turistëve ,të cilët punimet karakteristike i preferojnë si suvenire nga udhëtimi në vendin tonë.
- Gjirokastër
Gjirokastër, organizohet Panairi Kombëtar i Artizanatit
Gjirokastër
Më shumë- Gjirokastër
Lugina e Drinos dhe Trashëgimia Religjoze / Bukuria që “fshihet” në Dr...
- Gjirokastër
Projekti për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni në brigjet e Dr...
- Gjirokastër
Shkolla gjuhësore “Pandeli Sotiri” këtë vit mësimor ka pri...
- Gjirokastër