Gjirokastra është një destinacion turistik që gjithkush duhet ta vizitoj. Larmishmëri vendesh për tu vizituar, traditë dhe kulturë të veçantë e bëjnë këtë qytet ndër me të vizitueshmet u shpreh Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbara. Kumbaro vuri theksin tek rritja shërbimi dhe ruajtja e standarteve.
Gjirokastra e përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS është një ndër qendrat më të rëndësishme të zhvillimit të turizmit .Në 365 ditë nuk ka në asnjë ditë pushim.Janë të shumtë vizitorët vendas dhe të huaj që e zgjedhin ta vizitojnë këtë qytet dhe rrethinat e tij për shkak të kulturës, historisë traditës dhe pse jo edhe të pozicionit gjeografik që ka, tha gjatë një interviste Ministria e Mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro.
Gjirokastra , ky qytet i vogël i ndodhur në jug të shqipërisë ka tërhequr vitet e fundit qindra mijra vizitorë, pasi ofron një larmishmëri vendesh për tu vizituar, traditë dhe kulturë të veçantë.